Shqiptarët të përfshirë në planin për rrëmbimin e ministrit belg? Flet gazetari

30 Shtator 2022 | 11:34

Gazetari Fatos Mahmutaj, thotë se policia në Belgjikë ka bërë të ditur identitetin e pesë personave, të cilët dyshohen si organizatorë për rrëmbimin e ministrit belg të Drejtësisë Vincent Van Quickenborne, që rezultoi i dështuar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Mahmutaj u shpreh se në mesin e këtyre personave nuk ka shqiptarë.

Sipas tij, ministri belg ka ngritur tonet kundër mafies së huaj kohët e fundit.

“Ministri i Drejtësisë belge disa herë ka ngritur tonet kundër mafies së të huajve, pra trafikut të drogës. Para një jave, para banesës së tij u arrestua një i dyshuar. Në makinën e tij u gjetën një armë zjarri, armë të ftohta dhe ngjitës. Ministri aktualisht mbahet nën masa të larta sigurie, bashkë me familjen e tij. E vetmja dalje e parë publike ishte dje, gjatë një ceremonie zyrtare në parlament.

Është sjellë me forca speciale dhe është larguar me forca speciale.  Nuk ka dalje publike të tij. Policia belge ka publikuar identitetet e 5 personave, 5 baronëve të drogës që janë atakuar shpesh nga ministri. Të pestë baronët e drogës, të cilët janë akuzuar si organizatorë, janë në kërkim. Nuk janë shqiptarë, janë marokenë dhe italianë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026