Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, vendimi pritet të merret të hënën

30 Shtator 2022 | 12:57

Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua seanca ndaj Arbër Paplekajt, ku Prokuroria kërkoi kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve.

Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet të hënën në orën 12:45, ku pritet të jepet edhe vendimi i gjykatës.

Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit të kaluar, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në ngjarje mbetën të plagosur edhe katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Rreth një orë pas përplasjes me armë, në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026