“Qeveria vepron politikisht e jo ekonomikisht”, gazetari për pagat dhe energjinë
Gazetari Gjergj Erebara, ka quajtur e të paarsyeshme vendimin e fundit të qeverisë për ndryshim të çmimit të energjisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Erebara qytetarët e vendit tonë paguajnë një çmim të lartë të naftës sepse do të duhet të paguajnë çmimin e energjisë.
“Mendoj se është një tërheqje e Kryeministrit në mënyrë të paarsyeshme me një plan masash kursimi. Duhet të kemi parasysh se KESH ka bërë blerjen e energjisë elektrike për muajin tetor me vlerën 33 milionë euro, e cila është një shifër që ndikon në rritjen e borxhit publik. Ne sot paguajmë një çmim të lartë sepse do të duhet të paguajmë çmimin e energjisë”- nënvizoi gazetari.
Erebara foli dhe për rritjen e pagave të disa kategorive duke theksuar se një ndërhyrje e tillë në një kohë të tillë nuk është normale.
“Qeveria vepron politikisht dhe jo ekonomikisht. Mundohet të bëjë sa më shumë show politik por pa menduar për problemet ekonomike në vend. Të ndërhysh te pagat në një krizë të tillë, nuk është shumë normale”- deklaroi Erebara.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta