Vuçiç takon këshilltarin e Scholz, fokusi te dialogu me Kosovën

30 Shtator 2022 | 14:08

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takua këtë të premte me të dërguarin special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për të diskutuar mbi vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe situatën aktuale në rajon.

Ata kanë diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vuçiç përsëriti qëndrimin për të gjitha çështjet në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Serbia po avokon avancimin e mëtejshëm të lidhjes dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon, shkruan Tanjug.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia po vazhdon një politikë të një qasjeje të përgjegjshme ndaj të gjitha çështjeve rajonale, si mënyra më e mirë për ruajtjen e stabilitetit dhe përparimit në të gjithë rajonin.

Më 18 shkurt të këtij viti, Qeveria gjermane ka emëruar Sarrazin-in si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ai është zyrtari i parë gjerman që mban një pozitë të tillë në Qeverinë gjermane.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026