Flamurtari kërkon fitoren me Besën, vlonjatët renditen në vendin e pestë

30 Shtator 2022 | 18:46

Flamurtari i Vlorës synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, ndërkohë që vlonjatët kanë lënë pas nisjen jo të mirë të kampionatit.

Edhe pse militojnë në kategorinë e parë, kuqezinjtë morën një fitore të madhe në ndeshjen e parë të kupës ndaj Vllaznisë, ndërkohë që atmosfera në skuadër është e mirë.

Alfred Ferko tashmë është drejtori i ri i klubit, i cili synon marrjen e 3 pikëve dhe në përballjen e radhës ndaj Besës.

Ferko falenderon të gjithë sportdashësit dhe u bëjnë thirrje të mos mungojnë në shkallët e stadiumit “Flamurtari”, ndërkohë që vlonjatët vijnë me një përforcim për javët në vijim. Ish-sulmuesi brazilian i Kukësit, Erik Flores do të jetë një armë e shtuar në sulm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026