Mali i Zi u ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj

30 Shtator 2022 | 19:01

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) u kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve të huaj, të cilët, siç thonë ata, kanë punuar për interesa të shërbimeve të huaja.

“Përmes operacionit të kryer nga Agjencia për Siguri Kombëtare, subjektet janë identifikuar si bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme, shkruan REL.

Më herët prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy shtetasve malazezë.

Dy personat janë arrestuar pas bastisjes së banesave të tyre nga Policia, në bazë të njoftimit të ANB-së, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiç.

Policia ka kontrolluar banesat me urdhër të Gjykatës së Lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026