Protesta në Bjellorusi, Lukashenko rizgjidhet president, opozita akuzon për manipulim të votimit
Protestuesit dhe policia janë përplasur në Minsk dhe qytete të tjera në Bjellorusi, pasi rezultatet paraprake nxjerrin fitues të zgjedhjeve presidenciale, udhëheqësin jetëgjatë Alexander Lukashenko.
Policia përdori granata dore, gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar në qendër të kryeqytetit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar.
Sipas rezultatit ende paraprak, Lukashenko ka grumbulluar afro 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya arriti të grumbullonte vetëm 7 për qind.
Opozita ka hedhur dyshime se votimi mund të jetë manipuluar, ndërsa ka deklaruar se do të numërojë votat në mënyrë të pavarur.
“I besoj syve të mi dhe shoh se shumica është me ne,” – u shpreh Tikhanovskaya në një konferencë për shtyp, mbrëmjen e së dielës.
Tridhjeteshtatëvjeçarja hyri në garën presidenciale në vend të bashkëshortit të saj, të arrestuar pasi organizoi protesta, sipas autoriteteve, të paligjshme, dhe ka udhëhequr disa prej tubimeve më të mëdha të opozitës.
Grumbullime të tilla protestuesish nuk janë parë që prej vitit 1991, kur u shpërbe Bashkimi Sovjetik.
Përpara protestës të së dielës, përllogaritet se janë arrestuar më shumë se 1,300 persona, përfshirë gazetarë, vëzhgues të pavarur të zgjedhjeve, aktivistë si dhe anëtarë të skuadrës së Tikhanovskayas.
Alexander Lukashenko, i konsideruar “diktatori i fundit i Evropës” është në pushtet që prej vitit 1994. Ai ka paralajmëruar opozitën se do t’i kundërpërgjigjet ashpër në rast se e provokojnë, ndërsa është zotuar ta mbajë “nën kontroll” situatën në vend.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në