Vriten vullnetarët francezë në Niger, dyshohet për grupe xhihadiste

10 Gusht 2020 | 09:18

Persona të armatosur në shtetin e Nigerit, në Afrikën Perëndimore, sulmuan një grup punonjësish vullnetarë, duke vrarë 6 shtetas francezë, si dhe guidën dhe shoferin e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, agresorët mbërritën në vendin e ngjarjes, në rajonin Kure, me motoçikleta dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve.

Zona tërheq turistë të shumtë që duan të shohin tufat e mbetura të gjirafave në Afrikën Perëndimore.

Ndërkohë, Parisi zyrtar konfirmoi vdekjet e qytetarëve francezë.

Ata punonin për një grup humanitar ndërkombëtar që vepron prej vitesh në Niger, deklaroi Ministria vendase e Mbrojtjes për agjencinë “Reuters”.

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij në vendin afrikan, por detajet e saj u mbajtën të fshehta.

Autoritetet lokale shtuan se trupat e viktimave u gjetën të shtrirë në një rrugë, pranë një automjeti, të cilit i ishte vënë zjarri.

Nuk dihet ende kush qëndron pas sulmit, por grupet xhihadiste janë bërë shumë aktive në Niger.

Qeveria franceze u këshillon qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në zonat e largëta të këtij vendi, një ish-koloni franceze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026