Presidenti i FIFA-s në Kosovë, kujton legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vizituar të premten Kosovën ku ka parë nga afër ambientet e Federatës së Futbollit atje.
Infantino është shoqëruar nga personalitete të sportit si dhe krerët e federatave të futbollit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, nuk kanë munguar as kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në fjalën e tij, Infantino pohoi se gjatë takimit ka folur rreth projektit të sportit në shkolla si dhe rritjen e nivelit të tij.
“Kemi diskutuar se si ta sjellim futbollin në një nivel tjetër. Ky është një vend qe do të ketë suksese te mëdha në futboll si për djemt ashtu edhe për vajzat sepse ka tregaur tashmë se ka lojtarë të medhenj që luajnë edhe për vendet tjera meqë kanë lindir atje. Por me duhet ta bejmë qe futbolli të rritet në Kosovë. Prandaj kemi diskutuar për futbollin në shkolla, për akademitë e futbollit, për fushat e futbollit”, theksoi Infantino.
Numri 1 i FIFA-s, nuk mund të linte pa përmendur dhe legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Do doja po ashtu ta kujtoj nje person që e kam njohir dhe ka qenë i afërt për mua. Ai është Fadil Vokrri i cili ka bërë shumë për vendin dhe për futbollin dhe te cilin e kam takuar shumë me herët se sa te bëhem president i FIFA-s dhe e kam vleresuar shumë”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër dhe presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi falenderoi Fifan për mbështetjen.
Të enjten, Infantino ishte i pranishëm në Shqipëri ku mori pjesë në inagurimin e shtëpisë së futbollit.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta