Tetori rozë/ Manastirliu dhe Luiza Gega mesazh ndërgjegjësues për kancerin e gjirit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bashkë me kampionen e atletikës Luiza Gega i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit.
Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Manastirkiu u shpreh se të gjitha gratë duhet të nxitojnë që të bëjnë mamografinë.
“Jemi bashkë me kampionen tonë Luizën, për t’i bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, që në këtë Tetor Rozë, të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten; për të kryer kontrollin periodik dhe mamografinë. Në Tiranë por edhe në spitalet rajonale dhe përmes mamografisë së lëvizshme, kemi garantuar shërbimin e mamografisë, një ekzaminim që ofrohet falas për çdo grua, në çdo ditë të vitit. Tumori i gjirit është plotësisht i trajtueshëm nëse disgnostikohet në kohë dhe ne kemi garantuar terapitë falas për çdo grua. Nxito të bësh mamografinë! Bëhu dhe ti kampione e shëndetit”, shprehet Manastirliu.
Ndërsa kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, i’u bashkua kauzës me këtë mesazh:
“Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për veten. Bëje mamografinë sot! Kontrolli i hershëm shpëton jetën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta