Bajerni dhuron spektakël, mposht Leverkusenin 4-0 dhe ngjitet në vendin e dytë

1 Tetor 2022 | 12:33

Skuadra e Bajernit të Mynihut e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin në këtë rikthim pas Ligës së Kombeve.

Bavarezët patën një ndeshje të vështirë në letër ndaj Leverkusenit, por që në të vërtetë rezultoi një seancë stërvitore. Skuadra e Nagelsman dominoi plotësisht takimin, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Musiala, padyshim ishte heroi i skuadrës me një gol dhe një assist. Ndërkohë tre golat e tjerë u shënuan nga Sane, Mane dhe Muller, i cili përfitoi nga një gabim i portierit të aspirinave.

E gjithë sfida foli për skuadrën nga Mynihu, e cila e mbylli pjesën e parë në avantazhin e trefishtë, ndërkohë që administroi mjaft mirë dhe në të dytën, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit.

Bajerni vinte nga 4 ndeshje pa fitore, ndërkohë tashmë duket se janë kthyer në formën e mëparshme dhe gati për përmbushjen e objektivave.

3 ditë më, pas rikthehet Champions League, ku gjermanët do të presin në Mynih Viktoria Plzen, e cila deri më tani nuk ka asnjë fitore në kompeticion.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026