‘Bayraktar Diha’, droni që pritet të zbulojë parcelat me kanabis

1 Tetor 2022 | 14:41

“Baykar Technologies” është kompania turke, ku Shqipëria pritet të furnizohet me një flotë dronësh super-inteligjentë, siç ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Në studion e Euronews Albania gazetari Eni Ferhati tha se pritet të merren 6 dronë, një prej të cilëve është “Bayraktar Diha”, i cili do të jetë në shërbim të Policisë së Shtetit, për të kontrolluar territorin, si dhe për të identifikuar parcelat me kanabis.

“Mendohet se do merret 6 dronë nga kompania turke, e cila është një kompani e njohur. Droni i parë quhet Bayraktar Diha. Ky është dron që përdoret nga policia. Është një dron që jep mundësinë që të bësh misione zbulimi dhe të monitorosh territorin në një sipërfaqe të gjerë. Mund të qëndrojnë 12 orë në ajër, ecën me 80 km/ orë. Të jep mundësinë e pamjeve në kohë reale”, tregoi gazetari.

“Nuk ka një kohë të përcaktuar se kur do të vijnë. Duhet të dërgojmë pilotët tanë apo agjentët për t’u trajnuar për përdorimin e tyre”, sqaroi më tej gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026