Mbi 1.3 mln rusë kanë hyrë në BE përmes kufijve tokësorë në 7 muajt e fundit

1 Tetor 2022 | 17:05

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) ka zbuluar se më shumë se 1,303,000 qytetarë të Rusisë kanë hyrë në Bashkimin Evropian përmes kufijve të saj tokësorë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Po ashtu bëhet e ditur se mbi 1,273,000 qytetarë rusë janë kthyer në Rusi përmes kufijve tokësorë me BE-në gjatë gjithë kësaj periudhe.

Numri i rusëve që largohen nga vendi i tyre për në BE është rritur veçanërisht javën e fundit pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm, raporton Euronews.

Sipas Frontex, gjatë javës së kaluar, nga 19 shtatori deri më 25 shtator, afro 66,000 qytetarë të Rusisë hynë në BE, më shumë se 30 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e tyre mbërritën në Finlandë dhe Estoni.

“Shumica e qytetarëve rusë po hyjnë në BE përmes pikave të kalimit kufitar finlandez dhe estonez. Numri i pikave kufitare është rritur ndjeshëm në Finlandë pas mobilizimit të paralajmëruar në Federatën Ruse”, thuhet në deklaratën e Frontex.

Frontex shpjegon se shumica e rusëve që kanë hyrë në BE kanë leje qëndrimi ose viza për në shtetet anëtare të BE-së dhe disa të tjerë kanë shtetësi të dyfishtë.

Është vërejtur se shtetet anëtare të BE-së po raportojnë gjithashtu hyrje nga qytetarët e Ukrainës që kanë nevojë për mbrojtje të përkohshme ndërsa ata ikin nga rajoni lindor i okupuar i Ukrainës.

Përveç sa më sipër, Frontex vlerëson se kalimi i paligjshëm i kufirit ka të ngjarë të rritet nëse Rusia vendos të mbyllë kufirin.

Katër vendet e BE-së që kufizojnë Rusinë – Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia –kanë vendosur tashmë kufizime për qytetarët e Rusisë.

Më 19 shtator, këto vende vendosën një ndalim të hyrjes për qytetarët rusë dhe thanë se nuk do të lëshonin më viza Shengen për ta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026