Virozat e stinës, fluks në qendra shëndetësore/ Simptomat: temperaturë dhe rrufë

1 Tetor 2022 | 21:00

Me ndryshimin e temperaturave numri i pacientëve që i drejtohen Qendrave Shëndetësore dhe urgjencës pediatrike është rritur.

“Numri i vizitave ka rritje. Mund të shkoj deri 35 apo edhe 40 vizita në ditë”- tha mjekja pediatre Sonila Brati.

Virozat tipike të kësaj stine janë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe temperaturë e lartë tek fëmijët.

“Temperatura shumë të larta tek fëmijët që shkojnë 39-40 dhe pa asnjë lloj simptomatike tjetër që në fakt shkojnë ditë të zgjatura. Janë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore që janë më të shpeshta që kanë qenë thuajse gjithë periudhën e verës. Ka një rikthim të konjuktiviteve apo që njihet ndryshe si gripi i syrit që është bërë më evident ditët e fundit”- shtoi ajo.

Prindërit duhet të tregohen më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe.

“Kujdesi i vetëm duhet të jetë për temperaturën e lartë. Duhet të tregojnë kujdes përsa i përket grumbullimeve nëpër ambiente të mbyllura. Ushqyerja që rekomandojmë ne janë gjërat e bëra në shpi, jo të blera jashtë, frutat, zarzavatet, dhënia e sa më tepër lëngjeve”- theksoi mjekja.

Kujdes duhet treguar edhe sa i përket veshjes, për shkak se temperaturat luhaten në mënyrë të vazhdueshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026