Një viktimë dhe 125 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 125 raste të reja me Covid-19, ndërsa një qytetare 55-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në Spitalin Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 122 pacientë, 19 në terapi intensive dhe tre të intubuar. Ndërkohë 37 qytetarë janë shëruar nga sëmundja duke e çuar numrin total në 3379.
Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë kryer mbi 46 mijë teste të dyshuara për coronavirus, prej të cilave 6536 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 200.
Tirana renditet e para për nga numri i viktimave, ndërsa ndiqet nga Shkodra, Durrësi, Fieri, Elbasani, Korça, Lezha, Kukësi, Vlora, Dibra dhe në fund Berati.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35
Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me Covid-19 është 47 vjeç. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.
Autoritetet kanë ftuar qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancën dhe të shmangin grumbullimet masive. Këto masa sipas tyre janë të vetmet që ndihmojnë në shkëputjen e zinxhirit të infeksionit, në kushtet kur ende nuk ka një vaksinë kundër sëmundjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta