Caktohet gjyqtari i ndeshjes mes Interit dhe Barcelonës

2 Tetor 2022 | 14:20

Slavko Vincic i Sllovenisë është caktuar që ta ndajë drejtësinë në përballjen e Interit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ndërsa Ajax-Napoli do të drejtohet nga Francois Letexier i Francës.

Të dyja ndeshjet zhvillohen mbrëmjen e së martës dhe janë ndeshjet e treta në grupet e tyre.

Inter-Barcelona është veçanërisht vendimtare, pasi këto dy skuadra kanë nga tre pikë, prapa liderit të Bayern Munich me gjashtë pikë.

Vinçiç është arbitri i kësaj ndeshje që zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me ndihmës Tomasz Kalncik dhe Andraz Kovacic.

Zyrtari i katërt është Rade Obrenoviç dhe në dhomën e VAR-it është holandezi Pol van Boekel.

Vinçiç është një 42-vjeçar nga Sllovenia që drejtoi finalen e Europa League ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Glasgow Rangers sezonin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026