Gjyqi u shty 5 herë, pritet sot vendimi për Arbër Paplekaj
3 Tetor 2022 |
10:08
Sot pritet vendimi i gjykatës për fatin e çështjes së vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt është shtyrë pesë herë.
Shkak është bërë mosshoqërimi i Paplekajt në seancë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.
Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë; ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta