Shpërblimet e fundvitit, pensionistët rrezikojnë të mbeten pa “gjelin e detit”
Projektbuxheti i “shtrëngimit të rripave” për 2020-n, vë në pikëpyetje shpërblimin me 5 mijë lekë për pensionistët, i njohur si shpërblimi i gjelit të detit.
Ministria e Financave nuk e ka llogaritur këtë shpenzim në projekt-tabelat e saj fiskale dhe nga ana tjetër ministrja e Financave, Anila Denaj nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare lidhur me këtë shqetësim. Por, enigma do të zgjidhet pa diskutim në muajin dhjetor.
Në vitin 2010, numri i pensionistëve në vend ishte 543 mijë, kurse në fund të vitit 2018 numri i tyre u rrit me 20 për qind.
Për 2019 janë shtuar rreth 14 mijë vetë, duke çuar në 650 mijë numrin e pensionistëve.
Çdo vit skema e shpërblimit kushton më shtrenjtë. Nëse Ministria e Financave do të vendosë për shpërblimin e fundvitit, vlera e tyre do t’i kushtojë 26 milionë euro buxhetit të shtetit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni