Gjykata e Elbasanit dërgon për gjykim çështjen ndaj Arbër Paplekajt

3 Tetor 2022 | 15:20

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të dërgojë për gjykim çështjen ndaj ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani raporton se për Paplekajn është përcaktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Në të njëjtin proces kanë qenë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, për të cilët është vendosur gjithashtu që çështja të dërgohet për gjykim, ndërsa ndaj tyre është përcaktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Famlijarët e Xhuvanit, por edhe të përfshirët në këtë proces, kanë kërkuar që të mos paraqitet video e vrasjes, pasi përveçse nga ana ligjore nuk lejohet publikimi i fakteve apo provave rreth ngjarjes, por edhe një marrëveshje e firmosur nga avokatët mbrojtjës e të akuzuarve në, sipas së cilës nuk do bëhej i mundur publikimi i materialeve filmike.

Në lidhje me publikimin e videos, një pjesë e personave që akuzohen dhe janë pjesë e procesit gjyqësor, do të ankimojnë, pasi pretendojnë se ka pasaktësi në materialin filmik, ku sipas tyre ka pasur ndërhyrje për të devijuar procesin gjyqësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë; ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026