Vuçiç: Serbia të harmonizojë politikën e vizave me BE-në deri në fund të 2022-shit

3 Tetor 2022 | 17:24

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha u dakordësua me kreministrin hungarez, Viktor Orban dhe kancelarin austriak Karl Neuhammer, që Serbia të reduktojë ndjeshëm politikën e vizave me BE-në deri në fund të vitit, për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve, që e përdorin këtë shtet si vend hyrës për migracionin ilegal.

Vuçiç tha se në vendin e tij, ka një rritje të re të ardhjes së refugjatëve sirianë dhe pakistanezë dhe nga ana tjetër, 17.600 persona kanë ardhur nga Rusia dhe Ukraina, shkruan Euronews Serbia.

“Kemi një rritje të refugjatëve nga Afganistani, Siria, Pakistani dhe vende të tjera. Njëkohësisht kemi ardhjen e njerëzve nga Rusia, nga sot kemi regjistruar 17 mijë persona me banim në Serbi nga Rusia dhe Ukraina së bashku. Kjo nuk është një barrë e vogël për një vend relativisht të vogël si Serbia”, shtoi ai.

Vuçiç theksoi se nuk dëshiron  që Serbia të jetë pikë e nxehtë kalimi për emigrantët, por se do të vazhdojë të solidarizohet me ata njerëz.

Sipas tij, Serbia do të respektojë gjithmonë të drejtën ndërkombëtare, edhe në rastin e migrantëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026