Paqartësi në Bosnje, Republika Serbe, Dodik dhe rivalja Triviç pretendojnë fitoren

3 Tetor 2022 | 19:32

Është ende e paqartë se cili është fituesi i zgjedhjeve në Republikën Serbe të Bosnjes.

Sidoqoftë, rezultati erdhi si surprizë pas dyshimeve se konservatorja pro-evropiane, Jelena Triviç mund të ketë mundur ultra-nacionalistin pro-rus Milorad Dodik, që pritej të ishte fituesi. Triviç nuk vonoi të shpallte fitoren.

“Kjo ishte fitorja e popullit. Sikurse e kam thënë edhe gjatë fushatës, kjo nuk është fitorja ime personale, as një fitore individuale, duhet të jetë një fitore për Republikën Serbe”, tha Jelena Triviç.

Ndërkohë, Dodik është njeriu që në këto zgjedhje propozoi referendumet në Ukrainë si model për shpërbërjen e Bosnjes. Edhe ai e shpalli fitoren dhe deklaroi se kaosi me rezultatet është shkaktuar nga rregullat e reja elektorale.

“Republika Serbe ka treguar se është një shoqëri demokratikisht e pjekur dhe që mund ta tejkalojë një proces kaq të komplikuar, të ndryshuar rrënjësisht gjatë zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Edhe njerëzit treguan se mund të bëjnë një votim të qartë”, theksoi Dodik.

Sistemi i komplikuar elektoral është modifikuar nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar për të zgjeruar gamën e përfaqësuesve politikë të popullit dhe për të shtuar numrin e anëtarëve të Parlamentit.

“Fakti që Dodik nuk foli deri një orë pas mesnate është tregues i nervozizmit të tij. Në thelb, Dodik mund të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, edhe pse mund t’i ketë fituar ato”, theksoi Sladjan Tomiç, analist politik.

Kandidatët e moderuar kanë fituar gjithashtu në Sarajevë dhe Mostar. Mposhtja e nacionalistit mysliman Bakir Izetbegoviç, i mundur nga myslimani laik dhe social-demokrati Denis Beçiroviç rezultoi gjithashtu një surprizë. Edhe kroatët votuan për liderin e moderuar liberal Zeljko Komshiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026