20 milionë të infektuar në botë, OBSH bën thirrje për masa kufizuese

12 Gusht 2020 | 07:39

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve me COVID-19 të konfirmuara në të gjithë botën, ka arritur në 20 milionë.

Duke marrë parasysh kufizimet në testet mjekësore në disa shtete si edhe faktin se rreth 40 % e pacientëve janë asimptomatikë, zyrtarët e shëndetsisë besojnë se numri aktual është shumë më i lartë.

Drejtori Ekzekutiv për emergjencat në Organizatën Botërore të SHëndetësisë, Dr. Michael Ryan u shpreh se pandemia nuk po shfaq shenja të rënies së shkallës të perhapjes, dhe si pasojë duke hequr disa prej masave kufizuese apo parandaluese virusi mund të rikthehet.

Qëkur numri i të infektuarve në botë kapi shifrën 15 milion në 22 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili përbëjnë rreth dy të tretat e të prekurve .

Gjatë dy javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një numër rekord të infektuarish , ndërsa India regjistron më shumë se 50,000 raste cdo ditë. Pavarsisht faktit se India renditet e pesta për numrin e vdekejve, vazhdon te lehtësojë masat e kufizimeve publike.

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro tha gjatë muajit që shkoi, se pacientët e prekur nga ky virus në vendin e tij, po trajtoheshin me medikamentin (Hidroksiklorokine) mjekim i përdorur kundër malaries. Por OBSH deklaroi se ky ilaç nuk është efektiv për ta luftuar këtë sëmundje. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026