15 të vrarë nga përplasja e bandave në burgun më të madh të Ekuadorit

4 Tetor 2022 | 13:47

Të paktën 15 të burgosur kanë mbetur të vrarë në një përplasje mes të burgosurve në një nga burgjet më të mëdha të Ekuadorit, në Latacunga.

Agjencia kombëtare e burgjeve Snai tha se të burgosurit ishin përleshur me armë dhe thika, përpara se rojet të rimerrnin kontrollin.

Ekuador ka pasur një sërë përplasjesh vdekjeprurëse midis bandave të drogës në burgje.

Agjencia e lajmeve Efe thotë se më shumë se 400 të burgosur kanë vdekur në ato përleshje që nga viti 2020.

Mediat ekuadoriane raportojnë se mes të vrarëve në përleshjen në burgun Cotopaxi të Latacunga ishte një bos i dyshuar i bandës së drogës, Leandro Norero. Ai u arrestua në maj me akuzën e pastrimit të parave.

Dhuna shpërtheu pas një regjistrimi të të burgosurve, menjëherë pasi ekspertët e OKB-së për parandalimin e torturës vizituan Ekuadorin për të vlerësuar përpjekjet e tij për të frenuar dhunën në burgje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026