Jo ‘Memex’, por TIMS, të dhënat të përpunuara nga rubrika ‘raport ngjarjesh’

4 Tetor 2022 | 17:07

Të dhënat e fundit të publikuara nga hakerat e dyshuar iranianë nuk janë të sistemit operativo-policor MEMEX por janë në vazhdën e hekarimit të sistemit TIMS.

Ekspertët e IT-së në polici besojnë se të dhënat e përfituara nga hakerimi janë përpunuar duke u shfaqur në formën e 49 listave të gjata, bashkangjitur foto dhe të dhëna të tjera të individëve të ndryshëm.

Edhe titullimi i hakerave i këtyre listave ‘albanian suspect’ rezulton të jetë nga përpunimi i paautorizuar i të dhënave, për të cilin prej më shumë se 2 muajsh po zhvillohen hetime edhe me agjenci jashtë vendit.

Burime nga policia e shtetit i thanë Euronews Albania se sistemi Memex ka një server më vete, por pa shmangur mundësinë që ai të jetë vënë në shënjestër të Homelandjustice të cilët herë pas here po publikojnë të dhëna të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026