Fevziu: Në Tiranë ndërtime në çdo cep, janë miliona euro të investuara kot
Gazetari Bledi Fevziu është shprehur se problemi në Tiranë, është se po ndërtohet pa leje në çdo cep të kryeqytetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu theksoi se në vendin tonë investohen miliona euro kot.
“Unë nuk jam kundër ndërtimit të kullave. Unë mendoj se ato kullat nuk janë problemi kryesor i qytetit, problemi kryesor është ndërtimi pa leje në çdo cep, në çdo mes pallati. Ne kemi një problem të madh me kaosin, kemi miliona të euro të investuar kot”- tha Fevziu.
Përsa i përket nismës që ka marrë së fundmi qeveria për ndërtimet pa leje, tha se nuk ka vlerë nëse e gjitha kjo bëhet për fushatë elektorale.
Ai theksoi ndër të tjera se ndërtimet pa leje janë sëmundje tipike e biznesmenëve shqiptarë.
“Këta janë njerëz që kanë ndërtuar në sy të qeverisë në sy të organeve ligjzbatuese të qeverisë. Ajo që më bën përshtypje është se një pjesë e tyre janë njerëz që nuk do të kishin probleme për të marrë leje fare, sepse kur e marrin për 30 kate e marrin dhe për 35.
Fakti që ndërtojnë pa leje është një nga sëmundjet tipike të biznesit shqiptar, që nuk e quan veten nëse nuk ndërton një ose dy kate pa leje. Nëse kjo nuk do të jetë fushatë siç ndodh rëndomë që shkon bëhet zhurmë dhe për dy javë harrohet atëherë kjo s’ka asnjë vlerë, është thjeshtë elektorale”- nënvizoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta