Sa paguhen mjekët në Gjermani?
Mjeku shqiptar, Rexhail Ramadani thotë se paga në Gjermani është shumë më e lartë sesa në Maqedoninë e Veriut, prej nga ku emigroi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ramadani u shpreh se për një mjek pa eksperiencë pune, paga në Gjermani varion nga 2800-3000 euro.
“Këtu paguhesh në varësi të eksperiencës. Fillestar apo mjek me përvojë. Fillestar, mund të arrijë 2800-3000 euro neto, por sa më përvojë, mund të shkojë 5000-6000 euro. Në RMV, nuk e di sa paguhet një mjek tanimë, 500 euro, por me specializim mund të arrijë edhe në 1000 euro”, theksoi ai.
Ndërsa, mjekja Kledisa Shemsi tha se në Gjermani kushtet e sistemit shëndetësor janë shumë më të mira se në Shqipëri, Kosovë dhe RMV.
Sipas saj, ana financiare është pikënisja kryesore pse mjekët dhe infermierët largohen drejt Gjermanisë.
“Kushet e sistemit shëndetësor këtu, ndryshojnë nga ato në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni të Veriut. Mendoj se edhe ana financiare është elementi kryesor, që infermierët dhe mjekët largohen për në Gjermani. Mendoj që ana financiare, është pikënisja e parë që ata e ndërmarrin këtë vendim”, nënvizoi ajo.
Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz në vend.
Në vetëm 10 vite, janë larguar nga vendi 3500 profesionistë të sistemit shëndetësor.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta