Interpol Tirana ekstradon 9 persona drejt Italisë

12 Gusht 2020 | 15:22

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë 9 persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga vendi fqinj. Përfundimi i procedurave është bërë nga bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol).

9 personat e ekstraduar rezultojnë se janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti. Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Finalizimi i operacionit  erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorin shqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Kriminale Italiane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane UCI Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026