Protesta e pedagogëve, reagon Meta: Kërkesat plotësisht të realizueshme

5 Tetor 2022 | 11:39

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se kërkesat e pedagogëve janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme.

Sipas Metës, rritja e pagave është një proces që mund të kryhet lehtësisht, ndaj ai shpreh solidaritet të plotë me protestën e tyre.

Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët po zhvillojnë një protestë në Tiranë, ku kërkojnë plotësimin e disa kushteve në universitete.

Çështja kryesore është rritja e pagave për pedagogët dhe asistentët. Më pas, rritja e financimit për kërkimin shkencor apo rritja e pagës për orët shtesë janë disa nga kërkesat e tjera, pa plotësimin e të cilave ata nuk pranojnë të hyjnë në auditorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026