Skënderbeu mbetet i përjashtuar nga kupat e Evropës, Gjykata Federale e Zvicrës lë në fuqi dënimin e UEFA-s
Gjykata Federale e Zvicrës ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për përjashtimin e skuadrës së Skënderbeut për 10 sezone nga turnetë ndërkombëtarë, por dhe gjobën prej 1 milion eurosh.
Mbrëmjen e së mërkurës klubi korçar ka bërë të ditur se gjykata federale ka marrë vendimin për të hedhur poshtë ankimimin e skuadrës së Skënderbeut. Një goditje e rëndë për tetë herë kampionët e Shqipërisë që tashmë do të vuajë dënimin e marrë dy vite e gjysmë më parë nga qeveria evropiane e futbollit.
Skënderbeu u dënua në vitin 2018 nën akuzën e fiksimit të rezultateve, duke u bazuar nga lëvizja e koeficienteve, që sipas specialistëve të UEFA-s ishte një tregues i mjaftueshëm për të marrë masën ekstreme. Ky është dënimi më i rëndë në historinë e futbollit shqiptar që një skuadër ka marrë.
Klubi i Skënderbeut ka paralajmëruar përmes postimit në rrjetet sociale se do ta ndjekë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e konsideruar të padrejtë vendimin e marrë edhe nga gjykata federale zvicerane.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)