Gent Sejko: Inflacioni u rrit deri në 8% në muajin gusht
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se inflacioni në vend u rrit në verën e këtij viti, përkatësisht në 7.5% në muajin korrik dhe 8% në gusht.
Gjatë një konference për shtyp, Sejko u shpreh se sipas INSTAT, rritja ekonomike ishte 2.2%, nga 6% në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.
“Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produkteve.
Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë. Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë’, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.