Incidentet në derbin e kryeqytetit, disiplina dënon Tiranën dhe Partizanin

5 Tetor 2022 | 18:59

Tirana dhe Partizani janë dënuar nga komisioni I disiplinës për incidentet e regjistruara gjatë ndeshjes së derbit.

Në një njoftim zyrtar të bërë në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit bëhet me dije se të dyja skuadrat janë gjobitur me masën prej 200 mijë lekësh, ndërkohë që do të duhet të rikuperojnë dëmet e shkaktuara në stadiumin Air Albania. Të gjitha këto u shkaktuan nga tifozëritë e të dyja klubeve.

Kryendeshja e javës së 6-të të Superligës Shqiptare mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll në rezultatin 0-2 për bardheblutë.

Përgjatë gjithë ndeshjes pati hedhje të sendeve në fushë, madje dhe stola të thyer, për të cilët tashmë klubet duhet të paguajnë dëmet e tifozëve të tyre. Në shkallët e impiantit më të madh sportive në vend ishin afro 12 mijë të pranishëm.

Redon Xhixha ishte heroi I ndeshjes, duke realizuar një dygolësh dhe duke I dhënë fitoren Tiranës. Të dyja skuadrate mbyllën ndeshjen me nga 1 lojtar më park, ku fillimisht Lulaj u ndëshkuar me karton të kuq tek miqtë, ndërkohë në minutat e fundit ishte radha e Masangës.

Partizani aktualisht renditet në krye të tabelës së klasifikimit me 12 pikë, ndërkohë Tirana është në vendin e dytë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026