Greva e mësuesve në Kosovë, Ymeri: Duam të ekzekutohen pagat, jo paradhënie

5 Tetor 2022 | 20:51

Fillimisht ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci doli me vendimin që grevistët mos të paguhen, ndërsa më vonë tha se mësuesve pagesa do iu jepet paraprakisht, por me një kusht.

“Duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë  vendimin e ri  për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë  punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që  të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avancë, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”- shkruhet në postimin e Ministrisë së Arsimit në Kosovë.

Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk e pranojnë propozimin me këtë arsyetim.

“Ministrja e din që sipas nenit e kemi të përcaktuar se orët e grevës nuk zëvendësohen përveç nëse arrihet një marrëveshje së bashku”- thotë Dekani Ymeri.

Sekretari i Sindikatës, Ymer Ymeri, thotë se ata nuk e duan as paradhënien, pasi sipas tyre askush nga mësuesit nuk ka kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk mund t’i japësh dikujt hua pa të kërkuar”- shprehet ndër të tjera Ymeri.

Arsimtarët besojnë shumë se deri të premten pagat do të ekzekutohen. Kjo pasi sipas Ymerit nuk ka bazë ligjore për t’i pengoj pagat dhe se ligji do duhej zbatuar për të gjithë jo vetëm për mësuesit.

“Edhe nëse ashtu siç thonë këto, atë punë është dashur me bërë punëdhënësi e jo qeveria. Këta nuk po zbatojnë ligjin por po tentojnë për ta copëzuar së bashku”- thekson Ymeri.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Ymeri thotë se qëllimi i ministrisë është rikthimi i grevës dhe përçarja e sindikatës.

“Një pjesë e  qeverisë, ndoshta me në krye dhe ministren e arsimit paska pasur qejf mos me e ndërprerë grevën.  Tendencat dhe veprimet e saj, janë që të fut një grevë të re jashtë asaj”- tha ndër të tjera Ymeri.

Ndërsa shton se për hapat e mëtejshëm nëse pagat nuk dalin do vendoset pas konsultimeve me anëtarësinë e Sindikatës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026