Gushti, muaji i aksidenteve, 15 të vdekur në më pak se dy javë

13 Gusht 2020 | 14:39

Kur ende nuk janë mbyllur 2 javët e para të gushtit, në vend janë regjistruar një numër i lartë aksidentesh rrugore. Kështu sipas të dhënave të siguruara nga policia rrugore nga 1 deri më 12 gusht kanë ndodhur 73 ngjarje rrugore me pasojë 15 të vdekur, 5 të plagosur rëndë dhe 72 të tjerë të plagosur lehtë.

Tabloja e rëndë vijon në një kohë kur numri i gjobave të policisë është dyfishuar sidomos për shkeljet më problematike si parakalimet e gabuara dhe shpejtësia që vijojnë të jenë shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda.

Në akset e cilësuara problematike policia ka organizuar shërbime të posaçme ndërsa një ndikim të konsiderueshëm ka edhe shtimi i mjeteve në qarkullim në drejtim të zonave bregdetare nga turistët Kosovar dhe Maqedonas.

Shqetësim për policinë rrugore në këtë periudhë pushimesh rezulton edhe tendenca e rritjes së përdorimit të pijeve alkoolike nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026