Sekuestrohen mbi 4 mln euro kartëmonedha false në Spanjë, 12 të arrestuar
Më 21 shtator, Europol, së bashku me policinë kombëtare spanjolle dhe policinë e Katalonjës, arritën të shkatërrojnë një grup të organizuar kriminal të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara euro, njoftoi sot shërbimi policor evropian.
Thuhet se gjatë operacionit u kontrolluan nëntë vende në Alicante, Barcelona, Malaga dhe Valencia, ku në pranga ranë 12 persona.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se si rezultat i operacionit u çmontua një shtypshkronjë sekrete ndërsa u sekuestruan 4.3 milionë euro kartëmonedha të falsifikuara si dhe një sasi e madhe pajisjesh.
Sipas raportimeve, ndërhyrja e policisë përfshinte gjithashtu Brigadën Hetuese të Bankës së Spanjës, njësi mbështetëse nga Këshilli i Përgjithshëm i Gjyqësorit dhe agjentë nga njësitë kundër trazirave, për të lehtësuar aksesin dhe për të siguruar zonën, raporton Euronews.Serbia
Europol thotë se falsifikuesit përdorën teknologjinë më të fundit për të prodhuar kartëmonedha të falsifikuara euro, të cilat konsiderohen si disa nga falsifikimet më të sofistikuara të zbuluara ndonjëherë në BE.
Gjithashtu, thuhet se hetuesit nga Brigada Hetuese e Bankës së Spanjës identifikuan të dyshuarin kryesor pas shtypshkronjës si një person i cili tashmë ishte i njohur nga autoritetet për vepra të ngjashme kriminale në vitin 2009.
Hetuesit vlerësojnë se në vetëm tre muaj rrjeti kriminal ka printuar më shumë se tetë milionë euro në këtë shtypshkronjë sekrete, e cila u shkatërrua në shtator dhe se paratë false përdoreshin për aktivitete të ndryshme kriminale, përfshirë edhe trafikun e drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West