Regjistrimi i shqiptarëve në Serbi, Arifi tregon detajet për Preshevën e Bujanocin

6 Tetor 2022 | 20:02

Nga data 1 tetor ka nisur në Serbi regjistrimi i popullsisë, proces që do të vazhdojë deri në datën 31 tetor.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se regjistrimi i shqiptarëve në komunën e tyre është duke vazhduar pa probleme.

“Regjistrimi në komunën tonë është duke vazhduar pa probleme, pa incidente, me një interesim nga qytetarët tanë, sidomos dhe nga qytetarët që janë dhe nga jashtë vendit që nuk ngurojnë të marrin pjesë në regjistrim. Formulari është i thjeshtë.”- tha ai.

Arifi nënvizoi se më pak regjistrues shqiptarë ka në komunën e Bujanocit.

Në Komunën e Bujanocit, ka një numër më të vogël të regjistruesve shqiptarë.  Kemi frikë që regjistruesit setbë në Medvegjë dhe Bujanoc kanë mundësi që të kalojnë në një shtëpi tjetër  pa regjistruar.

Sipas tij, prezenca fizike në këtë rast nuk është e patjetërsueshme, ndërsa deklaroi se e rëndësishme është që shqiptari të ketë numër personal.

Ndër të tjera, ai deklaroi se kësaj radhe mund të regjistrohen dhe ata që kanë dy nënshtetësi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026