Rritja e kostos së jetesës vë në vështirësi restorantet në Spanjë

6 Tetor 2022 | 22:53

E përgatitur në vitet ‘60 për të tërhequr turistë, “Menyja e Ditës” në Spanjë konsiderohet prej kohësh vakti më i mirë i Madridit.

Por me inflacionin e rritur me rreth 10 për qind, ekzistenca e saj është në rrezik dhe menaxherët e restoranteve po përpiqen të normalizojnë çmimet.

Si fillim, pjata kryesore plus kafenë shkojnë rreth 12.8 euro. Më parë i njëjti çmim përfshinte edhe 2 artikuj të tjerë.

“Nga 4 artikuj kemi kaluar në 2. Opsionet janë reduktuar”, thotë Laura Rubio, kamariere restoranti, Madrid.

E njëjta situatë është edhe në restorante të tjera.

“Kam vënë re se çmimi i menysë ditore është rritur lehtshëm, por çdo gjë është rritur, apo jo?”, shprehet Sara Riballo, menaxhere marketingu.

Restorantet spanjolle shërbejnë mesatarisht 4 milionë “meny ditore” në ditë në vendin me 47 milionë banorë.

“Nuk kemi ndryshuar asgjë në parim. Po përpiqemi të menaxhojmë humbjet, por druhemi se do të na duhet të rrisim çmimin e menysë ditore pasi ndodhemi në vështirësi. Çmimet në të gjitha aspektet e jetesës po rriten; elektriciteti po fluturon, çmimet e pronave po ashtu dhe nëse trendi vijon do ta kemi shumë të vështirë menaxhimin”, theksoi Jose Manuel Escamilla, menaxher kafeneje në Madrid.

Tradita ka mbijetuar deri më sot, duke shërbyer si barometër për ekonominë spanjolle, thotë kreu i Konfederatës së Hotelerisë dhe Kateringut.

Një urdhër qeveritar i lëshuar së fundmi rekomandonte që restorantet të ofrojnë “menynë e turistëve” përpara valës së vizitorëve në brigjet spanjolle.

Dekreti parashikon që vakti të përfshijë një supë, pjatën e ditës, ëmbëlsirë, një gotë verë dhe pak bukë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026