Siguria dhe energjia/ Samiti i Pragës, në fokus pasojat e luftës në Ukrainë
Jo më pak se 44 liderë evropianë u takuan në Pragë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Një format i ri që mbledh vendet e BE-së, NATO-s dhe ato kandidate për të diskutuar mbi të ardhmen e kontinentit, me fokus të veçantë tek siguria.
“Mendoj se është e rëndësishme të shkëmbejmë pikëpamjet tona duke pasur parasysh agresionin rus, situatën e sigurisë dhe shqetësimet mbi rendin botëror”.
Dy vende që mungonin ishin Rusia dhe Bjellorusia, por lufta në Ukrainë dominoi takimin me presidentin Zelensky që në distancë deklaroi se, “duhet ta fitojmë luftën për të shmangur që tanket ruse të arrijnë në Pragë”- tha kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.
“I gjithë kontinenti evropian është këtu, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, gjë që tregon sa të izoluara janë këto vende”- u shpreh Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës.
Energjia ishte një tjetër çështje kyçe në tryezë, me çmimet e saj që janë ende të larta. Ky ishte rasti për të dëgjuar furnizuesit evropianë, të cilët premtuan të punojnë për stabilizimin e tregjeve.
“Mendoj se me rëndësi sot ishin ato që dëgjuam. Për shembull kryeministren norvegjeze që na tha se vendi nordik do të vërë në punë të gjitha kapacitetet për të na ndihmuar në nivel evropian. Mendoj se kjo është pozitive”-nënvizoi Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut.
E pranishme ishte edhe kryeministrja britanike Liz Truss, e cila e bëri të qartë gjatë fjalimit të saj se prania nuk ishte një alternativë për t’u bashkuar me BE-në por një mundësi për të diskutuar.
Në tryezë ishin edhe çështje kontradiktore. Serbisë iu kërkua të ndjekë linjën e Evropës sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë. Ndërsa presidentit turk Erdogan iu kërkua të lehtësojë aksesin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Dita vijoi me një sesion plenar, me tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe, me idenë që Komuniteti Politik Evropian të angazhohet në dialog.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ushqimi natën ju bën më të uritur dhe rrit rrezikun e obezitetit, zbulon studimi
- Historia e killerit shqiptar: Si i jep urdhërat për vrasje nga Belgjika
- Ushqimi natën ju bën më të uritur dhe rrit rrezikun e obezitetit, zbulon studimi
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur