Racizëm ndaj blogeres angleze në Shqipëri. Pronarja e hotelit: Kërkoi 2 ditë falas
Një blogere e njohur angleze ka shpërndarë në Tik Tok një video ku sipas saj tregohet agresioni dhe racizmi me të cilin është përballur në një hotel në Ksamil.
Dorela Pashaj, pronarja e hotelit, në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” sqaroi se si kishte ndodhur e gjithë përballja me blogeren angleze duke hedhur poshtë pretendimet për dhunë dhe racizëm.
“Ka ardhur në hotel në orën 23:32 të darkës, nuk kishte bërë asnjë lloj njoftimi, përveç booking. Konflikti ka nisur gjatë natës, pasi nuk donte të bënte pagesën. I mora pasaportën; bëri debat duke thënë se kishte udhëtuar në të gjithë botën dhe s’i kishte kërkuar njeri pasaportën. Në mëngjes donte të ikte pa paguar”, tregoi Pashaj.
Sipas Pashaj, nëna e saj nuk e kishte prekur me dorë blogeren, vetëm i kishte kërkuar të mos bërtiste pasi ishte mëngjes dhe po shqetësonte klientët e tjerë.
“Mami s’e ka prekur me dorë, as nuk ka shprehur racizëm. I ka thënë ‘mos je çmendur’, se po ulërinte në 7 të mëngjesit. I kam dhënë pasaportën dhe i kam thënë të ikë”, tha Pashaj.
GMA fton blogeren në program për të sqaruar situatën, por ajo kërkoi pagesë në këmbim të ardhjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta