Distria Krasniqi kalon në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të xhudos

7 Tetor 2022 | 10:36

Xhudistja Distria Krasniqi ka kaluar me sukses hapin e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Distria e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Pejania e ka nisur garën nga raundi i dytë duke u ndeshur me xhudisten Lin Hsuan Hsu nga Taipei Kinez, shkruan KosovaPress.

Xhudistja nga Kosova ka arritur të fitojë pa vështirësi me ‘ippon’  vetëm pas 30 sekondash luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette. Distria po udhëhiqet nga ish-bashkëlojtarja, trajnerja Majlinda Kelmendi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026