Aktivistët e Bjellorusisë, Rusisë dhe Ukrainës marrin Çmimin Nobel për Paqen
Avokati bjellorus i të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski dhe dy organizata nga Rusia dhe Ukraina, “Memorial” dhe Qendra për Liritë Civile” kanë fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2022.
Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit tha se të tre fituesit janë “kampionë të shquar të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë”.
Fituesit vlerësohet se kanë nderuar një vizion të “paqes dhe vëllazërisë” midis kombeve, nga themeluesi i çmimit Alfred Nobel.
“Një vizion më i nevojshëm në botën sot”, shtoi Reiss-Andersen, përpara se të mbyllte fjalimin e saj.
Një ditë më parë u nda Çmimi Nobel në letërsi, që shkoi për shkrimtaren franceze Ani Ernaux.
Ky çmim iu dha shkrimtares franceze “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alda Bardhyli: “NOBEL” është çmim gjeopolitik
- Ekskluzive/ “Nuk kam asnjë përjetim”, Kadare për shpalljen e ‘Nobelit’ në Letërsi
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta