Në një dekadë kanë emigruar 450 mijë shqiptarë
Shqipëria humbet çdo vit rreth 20 mijë banorë. Emigrimi drejt vendeve perëndimore, dominohet nga rikthimi i shqiptarëve në atdhe, ku përgjatë dekadës së fundit janë larguar 450 mijë vetë dhe janë kthyer 237 mijë.
Shifrat e migracionit neto tregojnë se vendi ynë ka humbur që nga viti 2011, 7.5% të banorëve të saj.
Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë se ritmet e ikjes janë përshpejtuar në vitin 2021, ndërsa efektet e braktisjes janë parë në 11 qarqet e vendit, me përjashtim të Tiranës.
Emigracioni masiv i shqiptarëve nisi në vitin 1990, dhe 32 vite më pas shifrat e shpopullimit, nuk duket të jetë frenuar nga politikat vendase.
Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë vendet ku janë shpërngulur shumica e qytetarëve 3 dekadat e fundit, ku numri i emigrantëve arrin në 1.2 mln.
Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës, janë bërë kërkesat kryesore që kanë motivuar largimin.
Ndërkohë, nga emigrimi në shekuj, diaspora shqiptare është edhe më e gjerë, duke u shtrirë në 5 kontinente me një komunitet, që arrin në 1.7 mln banorë nga vlerësimet e tërthorta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta