Blendi Gonxhja tregon se çfarë ndodhë nëse shoferët humbin pikët e patentës
Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një intervistë për Euronews Albania, tha se shoferët që humbasin pikët e patentës do të duhet të rikthehen sërish në auto-shkollë, për të dhënë provimet e teorisë dhe praktikës.
Gonxhe theksoi ndër të tjera se pikët e patentës, hiqen për shkelje të rënda të përsëritura.
“Çdo njeri që humb pikët e patentës për shkelje të përsëritura të rënda do të kthehet sërish në autoshkollë. Kontrolli i pikëve të patentës është i kollajt, është në e-albania. Ata që janë korrekt kanë shtesë pikësh, ndërsa kush bën shkelje humb pikët. Kur arrijnë fundin e pikëve duhet të kenë kujdes sepse do kthehen nga e para në auto-shkollë. Ka një fazë riedukimi.
Do mësohen nga e para normat e sjelljes të cilat janë posaçërisht për ato shkelje që bëhet de humbja e patentës. Është një regjistrim në autoshkollë si nga e para”– theksoi Gonxhe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drejtonin makinën në efektin e alkoolit, arrestohen 5 shoferë, pezullohen 34 patenta
- Mjetet lundruese, Ndreu: Kemi hequr patenta të dhëna nën moshë dhe abuzivisht
- Pas një muaji patentat shqiptare do njihen në Arabinë Saudite
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta