1 në 8 gra me kancer gjiri, për vitin 2021 humbën jetën 225 gra
1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton se gjatë vitin 2021 kanë humbur jetën 225 gra.
“Grupmosha e pacientëve me kancer gjiri gjithmonë vazhdon të jetë nga mosha 50 deri në 70. Kemi edhe raste të moshave të reja, por nuk mund të themi që kemi një shtim alarmant të kancerit të gjirit në këto mosha.
Në qoftë se shohim tendencën e 2021 për qytetet që kanë pasur më shumë raste ka qenë Elbasani, Korça, Tirana, Berati”- tha Helidon Nina, drejtues mjekësor i spitalit të Onkologjikut
Nga rastet e diagnostikuara pjesa më e madhe e tyre i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.
“E para që është universale kur prek diçka në gji ose shikon një deformim të gjirit ose një skuqje të gjirit këto janë shenjat e para.
Pothuajse gjithë rastet, pjesa dërmuese janë që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, por momenti se kur kjo ndërhyrje kirurgjikale duhet realizuar ka të bëj me atë gjykim që bëhet nga stafet multidisiplinare.”- shtoi ai.
Mjeku Nina iu bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të mos presin muajin Tetor për të bërë kontrollin e gjirit, por mund ta bëjnë kurdo gjatë vitit pasi nëse kapet në kohë shpëton jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kanabisi mjekësor në Shqipëri, niveli i substancës THC më i ulët se në SHBA e Europë
- 1 për qind e të prekurve nga kanceri i gjirit janë meshkuj, shqiptarët nuk kanë dijeni
- Raporti i OBSH-së: Kanceri i gjirit, lloji më i përhapur i sëmundjes
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta