Aksident në aksin rrugor Korçë- Pogradec, plagosen tre persona

7 Tetor 2022 | 17:09

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se, mjeti tip “Audi” me drejtues  E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026