‘Po përgatitet sulmi bërthamor’, Zelensky: Bota të reagojë

8 Tetor 2022 | 09:51

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se autoritetet në Moskë kanë nisur të përgatisin shoqërinë ruse për një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore, edhe pse ai vetë nuk beson se do të arrihet deri në këtë pikë.

“Ata nuk janë gati për ta bërë një gjë të tillë, por kanë filluar të japin sinjale. Ata vetë nuk e dinë nëse do t’i përdorin armët bërthamore apo jo, por mendoj se është e rrezikshme edhe nëse flasim për një gjë të tillë”, ka thënë Zelensky në një intervistë për BBC.

Nga zyra e presidencës në Kiev, kreu i shtetit ka mohuar që të ketë bërë thirrje për sulme kundër Rusisë, duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar.

“Kam thënë se duhet të marrim masa parandaluese, jo sulme”, ka saktësuar Zelensky.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë nën kontroll sipërfaqe të konsiderueshme territori në një kundërofensivë që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e tyre.

Por si përgjigje presidenti rus Vladimir Putin ka aneksuar katër rajone të Ukrainës. Lëvizja, e konsideruar gjerësisht e paligjshme, ka rritur frikën për një përshkallëzim të luftës 7-mujore.

Putin, por edhe zyrtarë të tjerë rusë, kanë sugjeruar se armët bërthamore mund të përdoren për të mbrojtur zonat e aneksuara, edhe pse zyrtarët perëndimorë deklarojnë se nuk ka prova se Moska është përgatitur për një hap të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026