Shpërthimi shkatërroi urën e vetme që i lidh me Rusinë, reagon zyrtari i Krimesë

8 Tetor 2022 | 11:32

Një shpërthim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës shkatërroi urën e vetme që lidh Rusinë me Krimenë.

Kryetari i parlamentit të Krimesë, Vladimir Kontantinov, ka fajësuar për këtë “vandalët ukrainas”.

Duke shkruar në Telegram, ai tha: “Në 23 vitet që ishin në krye, ata nuk arritën të ndërtojnë asgjë të denjë për vëmendje në Krime, por kanë arritur të dëmtojnë urën ruse”.

“Ky është i gjithë thelbi i regjimit të Kievit dhe i shtetit ukrainas. Vdekja dhe shkatërrimi është e vetmja gjë që mund të bëjnë”, shtoi ai.

Konstantinov theksoi se dëmtimi i urës së Krimesë “do të restaurohet menjëherë, pasi nuk është serioz”.

Shpërthimi në urën hekurudhore midis gadishullit të Krimesë dhe Rusisë u shënua në orët e para të së shtunës.

Media shtetërore ruse tha se një rezervuar karburanti shpërthyer në flakë, pa specifikuar shkakun.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026