Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, procedohen dy persona

8 Tetor 2022 | 17:12

Ndaj dy personave ka nisur  procedimi penal pasi janë kapur duke kaluar kufirin në Rinas me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për  Xh. J., 49 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë dhe K. R., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit ka rezultuar se këta kishin paraqitur dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë jashtë Shqipërisë.

Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, kanë gjetur dokumente të tjera të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare po vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe të krimeve ndërkufitare, si dhe për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qyetarëve, në hyrje dhe në dalje të RSH-së”- njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026