Tirana plot me turistë, transporti publik një problem për të huajt

8 Tetor 2022 | 21:10

Sezoni turistik ka përfunduar, por në Tiranë, ka ende shumë turistë që po vizitojnë vendin tonë.

“Jemi nga Irlanda, është hera e dytë këtu. Është një vend i bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm, ke shumë gjëra për të parë këtu…na pëlqen shumë moti këtu…”

“Këtu njerëzit janë shumë miqësorë, të ndihmojë nëse i pyet”

“Ushqimi është shumë i mirë, sidomos domatet…”- shprehen ata.

“Jemi nga Spanja, sapo mbërritëm dhe moti është shumë i mirë, kishim dëgjuar edhe gjera të mira edhe gjëra të këqija por mendoj se të këqijat janë larguar me kohë

Megjithatë moti dhe ushqimi i mirë, nuk mjaftojnë për të kënaqur miqtë që vijnë në Shqipëri. Shumë të huaj thonë se hasin vështirësi, përsa i përket transportit publik.

“Këtu nuk më pëlqen fakti që nuk ka asnjë tabelë që të tregon se ku është transporti publik, nuk e gjejmë dot se ku është stacioni…kemi tërë ditën që vetëm ecim…duam që të udhëtojmë edhe në zona të tjera, jo vetëm në qendër, nuk kemi makinë nuk po gjejmë as ku është transporti publik”

“Jam nga gjermania, këtu është mot i bukur, më pëlqen do qëndrojmë një javë, do të shkojmë për hiking, na duhet të gjejmë një makinë”- thonë turistët.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht 2022 kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 5.667.121 shtetas të huaj, 29,3% më shumë sesa vitin e mëparshëm. Të huajt që janë të interesuar për të investuar në Tiranë vijnë kryesisht nga Italia, Polonia, Çekia, Gjermania dhe SHBA.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026