Van Gogh ‘zbarkon’ në Itali, ekspozitë në Romë me 50 vepra të mjeshtrit të pikturës

8 Tetor 2022 | 21:30

Në Pallatin Bonaparte, një godinë e shekullit të 18-të në Romë, janë ekspozuar 50 vepra të piktorit të famshëm Vincent Van Gogh.

Pikturat janë dhënë hua nga muzeu Krëler Myler në Oterlo të Holandës, që mban dhe koleksionin më të madh të veprave të mjeshtrit të penelëve.

“Përmes veprave të zgjedhura nga muzeu holandez ne përpiqemi të tregojmë historinë e Van Gogh në tërësinë e saj, duke nisur nga vepra e tij e parë në vitin 1881, kur ai vendosi se do të bëhej piktor, kur kuptoi se ky ishte rrugëtimi i tij dhe kur nisi të punonte”- tha Francesca Villanti, kuratore e ekspozitës

Ekspozita, e projektuar në rend kronologjik, i referohet periudhave dhe vendeve ku piktori jetoi dhe përjetoi fazat e ndryshme të karrierës së tij artistike, nga Holanda në Paris, në qytetet Arl, Sën Remi dhe Over syr Uaz, ku i dha fund jetës së tij të mundimshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026