VIDEO | Televizioni iranian hakerohet live nga protestuesit, ndërpriten lajmet
Kur flitet për sulme kiberentike të ndërmarrë nga Irani, duket se edhe ky i fundit bie në kurthin e hakerave.
Televizioni shtetëror i Iranit u hakerua teksa ishte në transmetim live me një buletin lajmesh.
Transmetimi u ndërpre për pak sekonda në shenjë proteste kundër liderit të vendit.
Një maskë u shfaq në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij. U shfaqën fotot e Mahsa Amini dhe tre grave të tjera të vrarë në protestat e fundit.
Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, ndërsa një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po ju pikon nga putrat”.
Grupi që ndërmori këtë hap e quan veten “Adalat Ali”, ose Drejtësia e Aliut.
Ngjarja vjen pasi të paktën tre persona u qëlluan për vdekje, kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë.
Trazirat kanë shpërthyer në vend pas vdekjes së Mahsa Amini e cila u burgos sepse nuk kishte veshur sic duhet hixhabin.
Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash jo vetën në qytetet iraniane, por edhe në shumë shtete të botës.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta